Shefi i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti sot në Kuvend i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski dhe shumicës parlamentare që bashkërisht të miratojnë ligjin për veting, shkruan TV21. Bexheti kërkon që pjesë e ligjit të jetë edhe procesi i privatizimit në vitet e ’90-ta.
914 ndërmarrje janë privatizuar. Reçica e Vogël, apo Malla Reçica, i ka të gjitha të dhënat, siç i keni edhe ju, siç i ka çdo grupim tjetër që do të punojë. Ne ndoshta jemi më të ri në moshë dhe nuk jemi pjesë e atij procesi, por pasojat e atij procesi janë edhe sot e kësaj dite. Prandaj edhe një herë bëjë thirrje publike, në emër të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, kuptohet jemi të gatshëm të punojmë edhe sugjestione edhe propozime, edhe nga grupet të tjera parlamentare, që bashkërisht ta votojmë në mënyrë unanime ligjin për veting”, deklaroi Bexheti.