Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, Qeveria Kurti do të bije.
Ai ka thënë se me këtë do të marrë fund edhe tranzicioni politik eksperimental që ndodhë në shoqëritë në tranzicon.
Selmanaj, tha se zgjedhjet e vitit 2021 ishin eksperiment demokratik elektoral e politik.
“Mas përfundimit të qeverisjes së Vetëvendosjes merr fund edhe tranziconi politik eksperimental që ndodhë tek shoqëritë në formësim. Me fundin e kësaj qeverie, njerëzit kanë me ju kthy gjykimit racional. Mendoj se do të kthehen dhe nuk do të bëjnë më eksperimente. Viti 2021 ka qenë eksperiment demokratik, elektoral, politik… Nuk ka më do ta provojmë”, ka thënë Selmanaj.
Ai tha se Lidhja Demokratike është duke punuar që të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne po punojmë të dalim të parët. Ne jemi duke punuar shumë dhe jam i sigurt që kjo punë e jona do të shpërblehet”, tha Selmanaj