Specializantët privat janë në pritje të propozimit konkret të Ministrisë së Shëndetësisë për të parë se si dhe në çfarë mënyre parashikohet të bëhet shpërndarja e specializimeve të tyre në sistemin shtetëror shëndetësor. Duke pritur takimin me ministrin e Shëndetësisë për ta dëgjuar propozimin konkret, ata shpresojnë se shpërndarja dhe punësimi i tyre do të bëhet konform vendbanimeve ku ata aktualisht jetojnë dhe kanë krijuar familjet e tyre.
“Presim që të realizohet takimi dhe të shohim se cili do të jetë propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht për të parë se si planifikohet të bëhet shpërndarja e specializantëve, a do të bëhet në përputhje të vendbanimeve apo vendeve më të afërta ku jetojnë specializantët. Kolegët janë të hapur dhe të gatshëm për t’u punësuar, megjithatë ato punësime duhet të jenë të arsyeshme në përputhje me vendbanimet ku aktualisht jetojnë specializantët, pasi që shumica prej nesh në të shumtën e rasteve veç më kemi krijuar familjet tona dhe kemi përzgjedhur vendet ku jetojmë.”, – theksoi specializantja private, Hristina Ilioska Çeshlaroska.
“Specializimet private aktualisht janë, respektivisht janë përmes thirrjeve të pakontrolluara për specializime në këtë vend, andaj ne themi se jemi pro për t’u vendosur njëfarë kontrolli mbi këtë praktikë, me qëllim për ta parandaluar hiperproduksionin e disa kuadrove mjekësore, të cilët jemi në një numër më të madh.”, – u shpreh specializantja private, Hristina Ilioska Çeshlaroska.