www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Deklarata e Uashingtonit, NATO-ja kërkon reforma e raporte të mira fqinjësore në Ballkan – zotohet për angazhim të mëtejmë të KFOR-it

Posted on July 11, 2024July 11, 2024 by Dilo Kamb

Krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në Samitin e NATO-s i mbajtur në Uashington, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët dhe në një nga pikat e saj flitet edhe për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale.

Aty përmendet edhe angazhimi i vazhdueshëm i NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë. NATO-ja zotohet se do të monitorojnë dhe vlerësojnë zhvillimet në rajon dhe do të rrisin ndërgjegjësimn për situatën, me fokus të veçantë në kërcënimet ndaj sigurisë. NATO rikonfimon mbështetjen dhe aspiratat euroatlantike të vendeve të interesuara në këtë rajon.

NATO-ja thekson se rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi janë të një rëndësie strategjike për Aleancën, duke u zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit për mbështetjen e reformave.

“Rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi janë të një rëndësie strategjike për Aleancën. Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të tyre. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor për të mbështetur reformat, paqen dhe sigurinë rajonale dhe kundër ndikimit malinj, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë”, thuhet në deklaratë.

NATO-ja përmend se marrëdhëninet e fqinjësisë së mirë janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik.

“Vlerat demokratike, shteti i së drejtës, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik, dhe ne presim përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim”.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara