Bashkimi Demokratik për Integrim, nëpërmjet një kumtese dërguar në media, ka deklaruar se do të mbështesë Ligjin për lojërat e fatit.
Nga BDI kërkojnë mbylljen e menjëhershme të të gjitha objekteve të të gjithë llojeve të lojërave të fatit.
“Një nga përcaktimet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim është mbyllja e tërësishme e të gjitha objekteve për organizimin e lojërave të fatit, kazinove dhe bastoreve në vendin tonë.
Në mandatin e kaluar, BDI dhe Qeveria propozuan ligj, i cili u mbështet edhe nga shoqata anti-bixhoz, për dislokimin e kazinove dhe bastoreve në minimum 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare si dhe ashpërsimin e kushteve për licencim dhe rritjen e tatimeve ndaj organizatorëve.