www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dënime me burg për pesë të akuzuarit në rastin “Zinxhiri” në Maqedoni

Posted on July 9, 2024July 9, 2024 by Dilo Kamb

Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi dënime me burg për të akuzuarit të cilët dje e pranuan fajësinë në rastin “Zinxhiri”, i cili ka të bëjë me evazion fiskal. Ata akuzohen për “bashkim kriminal”, “pastrim parash” dhe “shmangie fiskale”.

I akuzuari i parë Sasho Vuçkov është dënuar me dy vjet e gjysmë burg, babai i tij me dy vjet burg dhe 1.000 euro gjobë, ndërsa nëna e të akuzuarit të parë është dënuar me një vit e njëmbëdhjetë muaj burg dhe 1000 euro gjobë.

Dy të akuzuarit e tjerë, të cilët u deklaruan fajtorë, morën dy vjet burg dhe 1000 euro gjobë secili. Vetëm një nga gjashtë ata që u deklaruan fajtor dje në gjykatë mori një dënim me kusht

Për gjashtë kompani, përfaqësuesit e të cilave gjithashtu u deklaruan fajtorë dje, gjykata vendosi gjoba, por edhe ndalime për pjesëmarrje në thirrje publike dhe koncesione.

Rasti “Zinxhiri”, në të cilin janë akuzuar mbi 30 persona fizikë dhe juridikë, bën fjalë për evazion fiskal prej rreth 8 milionë euro. Procedura vazhdon për 11 të akuzuarit e mbetur të cilët u deklaruan të pafajshëm.

Paraprakisht, Prokuroria Publike ka njoftuar se janë arritur marrëveshje me gjashtë të dyshuar dhe gjashtë persona juridikë përgjegjës për rastin “Zinxhiri”, me të cilat janë kthyer në buxhetin e shtetit gati 1.000.000 euro.

Procedura hetimore ndaj 26 pronarëve dhe drejtuesve të 28 personave juridikë ka nisur më 30 tetor 2023.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara