Policia është duke vepruar gjithmonë kur janë përmbushur autorizimet ligjore për veprimin e saj. Edhe sot në mëngjes policia pati intervenim, megjithatë gjithmonë kur për këtë ka arsye dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në foltoren e Kuvendit rreth ngjarjeve në Sllupçan dhe në disa vende në Likovë ku banorët nuk u lejojnë ekipeve të EVN-së të punojnë në rrjet.
“Lidhur me atë që po ndodhë jo vetëm Sllupçan, por edhe në disa vende në Likovë, është gjendje e cila, sipas meje, është e palejuar dhe në këtë pjesë absolutisht jo njëherë por disa herë ka vepruar policia e shtetit së bashku dhe në bisedim me institucionet madje edhe me pushtetin lokal”, tha Spasovski, në përgjigjen e pyetjes së deputetit Borisllav kërmov nga E Majta.
Teza e juaj se nuk ka sovranitet në të gjithë territorin e shtetit, tha Spasovski, jo vetëm se nuk është e vërtetë, por edhe e rrezikshme.
“Plasimi i këtyre tezave kontribuon shumë më shumë të humbas Maqedonia dhe kjo është gjëja kyçe që duhet ta keni parasysh”, potencoi ministri i Punëve të Brendshme.
Potencoi se e gjithë situata në Sllupçan do të përfundojë, megjithatë, siç tha, nuk duhet të përfundojë me ngritjen e tensioneve.
“Së pari, në territorin e Komunës së Likovës ekzistojnë disa stacione policore që punojnë çdo ditë dhe kjo tregon se kontrolli dhe bashkëpunimi i plotë i qytetarëve është në nivel të lartë, sikurse është në komunat tjera të vendit. Edhe në Sllupçan e gjithë kjo situatë do të përfundojë, por nuk duhet të përfundojë me vlimin e atmosferës dhe ngritjen e tensioneve, sepse askujt nuk i shkon për shtat rritja e tensioneve që mund të kthehen në tensione ndëretnike. Bëhet fjalë për persona që nuk duan t’i kryejnë obligimet, gjegjësisht të paguajnë, dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe pasoja. Të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë në bllokada dhe q u rezistuan zyrtarëve do t’u dorëzohen parashtresa përkatëse dhe do të mbajnë përgjegjësi për këtë”, tha Spasovski./koha