Me rastin e 60 vjetorit nga tërmeti i tmerrshëm në Shkup, me shumë respekt dhe në shenjë kujtimi, NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup krijoi një figurë të re të rregulluar me lule.
Në këtë ditë, saktësisht para 60 vitesh, në ora pesë e shtatëmbëdhjetë, qyteti i Shkupit përjetoi një tërmet katastrofal, ditë e cila la gjurmë të thella për banorët dhe frymën e qytetit. Me respekt të madh dhe në shenjë kujtimi, NP Parqe dhe Gjelbërime – Shkup formoi sipërfaqe të re lulesh të rregulluar me rasat të luleve sezonale duke e pasqyruar orën e tërmetit më datë 26 korrik 1963.
Në qendër të qytetit në sheshin Filipi i Dytë, zhardinera e rregulluar e luleve simbolizon solidaritetin, humanizmin dhe bashkëjetesën.
Si ndërmarrje me përkushtim të madh dhe detyrë punojmë për një Shkup human dhe të gjelbër, duke lënë shembull për gjeneratat që vijnë, njofton NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup.