Shkup, 27 korrik – Në bazë të planit për bashkëpunim dypalësh me Italinë, dje në VING-un ajror është mbajtur mbledhje nismëtare lidhur me përgatitjen dhe realizimin e marrëveshjes teknike për përfshirje të aviacionit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin për patrullim ajror në qiellin e Maqedonisë së Veriut.
“Në bazë të vendimit të miratuar, Republika e Italisë së shpejti do të përfshihet në këtë mision paqësor të NATO-s me patrullim në hapësirën ajrore kombëtare të Maqedonisë së Veriut me qëllim të përforcimit të misionit të patrullimit ajror. Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut i afrohet përmbushjes së plotë të kritereve në sistemin e integruar për mbrojtje kundërajrore dhe mbrojtje raketore në NATO në mbrojtjen e qiellit të Maqedonisë së Veriut”, njoftuan sot nga Ministria e Mbrojtjes.
Patrullimi do të realizohet në bazë të parimeve të NATO-s të zëvendësimit ndërmjet forcave ajrore të Greqisë dhe Italisë në koordinim me Qendrën e NATO-s për operacione ajrore në Torehon, të Spanjës dhe autoriteteve ajrore të Maqedonisë së Veriut./koha